Me Tyson Furyn në krah, Hadribeaj ngre shqiponjën para duelit për titull bote ndaj Fundoras

0
43

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj është vetëm një muaj larg sfidës më të madhe të karrierës së tij. Më 17 tetor në Las Vegas, Hadribeaj do të përballet me amerikanin Sebastian Fundora, në duelin për titullin botëror të WBC-së në kategorinë super të lehtë.

Përballja është zyrtarizuar nga WBC dhe PBC, me Hadribeajn që hyn në ring si sfidues i pamposhtur dhe mandatory challenger i Fundorës. Hadribeaj ka rekord prej 23 fitore, asnjë humbje dhe një barazim, ndërsa Fundora ka bilanc 24-1-1 dhe 16 fitore me nokaut.

Hadribeaj ka qenë mjaft aktiv në prag të kësaj sfide dhe së fundmi ka publikuar pamje nga stërvitjet së bashku me Tyson Furyn. Boksieri shqiptar ka paralajmëruar me këtë rast edhe përballjen me Fundorën, ndërsa në fund të stërvitjes dy boksierët kanë bërë bashkë shqiponjën me duar, në një moment simbolik shqiptar.

“Snajperi” shqiptar e ka bërë të qartë edhe më herët se nuk i frikësohet kampionit amerikan. Hadribeaj ka deklaruar se synon ta luftojë Fundorën nga afër, duke shfrytëzuar shpejtësinë, precizitetin dhe lëvizjet e tij.

Sfida do të zhvillohet më 17 tetor në The Chelsea at The Cosmopolitan në Las Vegas, ndërsa titulli WBC do të jetë në lojë.

https://www.facebook.com/watch/?v=2672219873194063