Mbështetësit e Albin Kurtit paralajmërojnë protesta: S’ka ma pika të kuqe

0
500

Pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit Hashim Thaci, një grup në Facebook, që quhet “Mbështetësit e Albin Kurtit” kanë nisur të bëjnë thirrje për revolt qytetare.

Në Facebook ata shkruajnë se ‘nuk ka më pika të kuqe’ dhe ‘shihemi në shesh’.

Ndërkaq, kujtojmë që gjatë ditës së sotme, aktivistët e Vetëvendosjes kishin bërë një test-protestë ku bënin thirrje për zgjedhje të reja.

E me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit, vendi nuk do të shkojë në zgjedhje, por do t’i hapet vendi për formimin e qeverisë me Avdullah Hotin si kryeministër.

Leave a Reply