Man. City-Liverpool “ndez” betejën për titull

0
236

Java e 32-të e Premier League rezerovn një nga përballjet më të jashtëzakonshme në planet,m teksa dy skuadrat kryesuese të kampionatit anglez, Manchester City dhe Liverpool do të matin forcat me njëra-tjetrën, për të vendosur shumëçka në fatin e skuadrës që do të arrijë të marrë titullin kampion në Premier League.

Si skuadra e Guardiolës ashtu dhe të besuarit e Klopp këtë sezon kanë zhvilluar një kampionat mbresëlënës, duke qenë vetëm 1 pikë larg njëra-tjetrës.

Treshaj Sterling – Mahrez – De Bruyne, që këtë edicion ka shënuar plot 30 gola do të jetë kundër tredhmëbëshit Salah-Mane-Diogo Jota, që këtë edicion kanë qenë të papërmbajtshëm duke shënuar 46 gola nga 77 golat që ka shënuar e gjithë skuadra.

Krahas përbaljes së sulmit, nuk mund të dalë jashtë fokusit dhe dueli mes Pep guardiolës dhe Jurgen Klopp, dy prej tranerëve më të mirë në planet, që pas betejave ën Bundesliga, tani duan të tregojën muskujt dhe në kampioantin më të fortë në botë.

“The reds” kanë fituar 10 ndeshje radhazi në kampiaont dhe pesë të fundit pa pësuar asnjë gol, duke dëshmuar një formë të jashtzakonshme, ndërsa në anën tjetër edhe pse City ka pasur luhatje të vogla në javët e fundit ka mbrojtjen më hermetike në kampiaont, me vetëm 18 gola të pësuar në 18 javë, çka tregon për forcën që ka skuadra në prapavijë./SS

Leave a Reply