Lukaku kërkon rikthimin te Interi, por në garë futet një tjetër klub i madh

0
273

Ndonëse pagoi 115 milionë euro për ta marrë nga Interi, Chelsea nuk po arrin të marrë frytet nga Romelu Lukaku, i cili nuk është përshtatur aspak në skemën e Thomas Tuchel dhe ka përfunduar në stol.

Sulmuesi belg po bën të gjitha lëvizjet për t’u larguar nga Londra në fund të sezonit dhe destinacioni i tij i preferuar është padyshim Interi, megjithatë së fundi ka dalë në skenë një tjetër opsion interesant.

Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, që primar ka rinovimin me Mbappe, por nëse nuk ia del, është gati të hidhet në sulm për sulmuesin belg të Chelsea-t, në mënyrë që të shtojë pak forcë fizike në një skuadër me cilësi të shumta teknike.

Sipas “The Sun”, Leonardo ka nisur negociatat me drejtuesit e Chelsea-t, duke propozuar formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, megjithatë fillimisht londinezët duhet të zgjidhin çështjet me shtetin anglez, që ka sekuestruar aksionet dhe ka bllokuar çdo veprim si masë ndaj manjatit rus Roman Abramovich./SS

Leave a Reply