Liria blindon me kontrata talentet

0
710

Klubi i futbollit nga Prizreni, “Liria”, i ka siguruar shërbimet e pesë talentëve të futbollit për periudhën tre vjeçare.

Bëhet fjalë për Fatjon Kuqin, Edison Rakaj, Blerim Sahitaj, Endrit Berisha dhe Osman Laqi.

“Blerim Sahitaj, Edison Rakaj, Osman Laqi, Endrit Berisha e Fatjon Kuqi, kanë vënë firmën me bardhezinjtë, për periudhën tre vjeçare.
‘Kemi nënshkruar kontrata me lojtarët e rinj:Sahitaj, Rakaj, Laqi, Berisha e Kuqi, që janë futbollistë me perspektivë. Ne, si klub presim shumë nga ta, në të ardhmen.Këta vijnë nga shkolla jonë e futbollit. I njohim cilësit e tyre dhe presim me punë të dëshmohen’, tha pas nënshkrimit të kontratave me futbollistë Erxhan Dana, drejtor.
Në emër të futbollistëve nënshkrues,falenderoi Blerim Sahitaj.’Jemi të lumtur për mundësinë dhe arritjen e marrëveshjes.Shpresojmë që të dëshmohemi dhe bashkarishtë të arrijmë suksese’, tha ai.
Liria e nisi kampanjën e stinorit me perspektivët.
Ditët në vijim priten emra të rinjë e të dëshmuar”, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit nga Prizreni./04 Online

Leave a Reply