Sulmuesi 18-vjeçar, Hamza Abdelkarim, po synon të fitojë besimin e trajnerit Hansi Flick dhe të sigurojë më shumë minuta në ekipin e parë të Barcelonës.
Talenti egjiptian ka lënë përshtypje të mira në stërvitje, ku së fundmi realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës. Klubi katalunas e publikoi momentin në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Goleador i lindur”.
Abdelkarim kishte shkëlqyer edhe në fazën përgatitore, duke shënuar katër gola dhe përfunduar si golashënuesi më i mirë i Barcelonës.
Tashmë, ai shpreson që paraqitjet e tij ta bindin Flickun për t’i dhënë një mundësi në përballjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve./04 Online/














































