Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren shpalli më të mirët e vitit 2021

0
387

Me organizimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Prizren, sot është mbajtur ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve për Laureatët gjatë viti 2021, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Fillimisht me këtë rast të pranishmit i përshëndeti, Kryetari i LRF-së dhe njëherit anëtar i Komitetit Ekzekutiv pranë FFK-së, z. Mirsad Çollaku, i cili falenderoi të gjithë të pranishmit, duke ju uruar një fillimvit të mbarë dhe shumë suksese në pjesën e dytë të kampionatit prenveror. Poashtu, Kryetari Çollaku, përshëndeti përzemërsisht, Kryetarin e Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, i cili edhe në ditë vikendi gjeti kohë që të jetë pranë sportistëve, konkretisht futbollistëve të rinjë, trajnerëve, gjyqtarëve dhe punëtorëve sportiv.
Gjatë kësaj ceremonie sportive, Kryetari i Komunës, z.Shaqir Totaj, i përshëndeti të gjithë sportistët prezent, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese të vazhdueshme dhe gjithsesi përkrahje për të gjithë klubet dhe sportistët e qytetit të Prizrenit.
LRF në Prizren, duke e pasur parasysh se Kryetari i Komunës ka dhënë kontribut të madh në sportin prizrenas, ka ndarë edhe një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e tij.
Pas fjalimeve është vazhduar me ndarjen e mirënjohjeve për më të dalluarit e vitit 2021 dhe atyre të cilët kanë pasur suksese në kampionatin 2020/2021 si dhe për paraqitje të suksesshme në garat e Play-Offit në nivel nacional.
Moderimin e kësaj ngjarje sportive e bëri gazetari i dalluar sportiv, z. Vllaznim Bytyqi, ndërsa ceremonia është mbajtur në ambientet e fushës sportive “Prizren Arena”.
Organizimi nuk do të kishte sukses pa punën e palodhur të Komisionit që punoi për këtë ceremoni të udhëhequr nga Nënkryetari i LRF-së, z. Labinot Ibrahimi dhe anëtarët tjerë të Komisioint, z. Bujar Selimaj dhe z. Bashkim Kume.

Leave a Reply