Julen Lopetegui nuk do të jetë trajneri i Milanit

0
140

Ndonëse kuqezinjtë kishin një akord paraprak me trajnerin e njohur spanjoll, në fund kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe shkak për këtë janë bërë tifozët.

Këta të fundit kanë shprehur gjithë kundërshtinë e tyre në rrjetet sociale, duke mos miratuar spanjollin si të duhurin për stolin e Milanit dhe kaq ka mjaftuar që drejtuesit e klubit, me në krye Ibrën, të bëjnë një hap pas dhe të heqin dorë nga Lopetegui.

Tifozët e Milanit krijuan edhe një hashtag “#Nopetegui”, i cili shumë shpejt mori miliona shpërndarje, sinjal ky i qartë për drejtuesit që të hiqnin dorë nga spanjolli.

Ndërkohë është kthyer fuqishëm në garë Domenico Tedesco, aktualisht trajner i Belgjikës, i cili më herët ka drejtuar edhe gjermanët e Leipzig, ku ka bërë mjaft mirë.

Emra të tjerë që kanë fituar pikë së fundi janë edhe italiani De Zerbi e francezi Galtier, teksa te Milani duken të vendosur të gjejnë trajnerin e ri Brenda muajit maj, në mënyrë që të nisin ndërtimin e skaudrës për sezonin e ri, bashkë me të.

Ndërkohë, mund të quhet e sfumuar ëndrra për të sjellë në Milano Antonio Conten, i cili jo vetëm që ka kërkuar një pagë të lartë, por edhe investime në shifra që kuqezinjtë nuk mund t’ia premtojnë për momentin./SS

Leave a Reply