Parashtrohet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë

0
254

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

E dyshuara me inicialet M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Fitore Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here