Ledion Liço rrëfen emocionet pas natës së parë të spektaklit dhe paralajmëron surpriza: Ky “Big Brother VIP” do të jetë krejt ndryshe

0
205

Mirënjohës për mbështetjen dhe i emocionuar për rikthimin në ekran me një spektakël gjigant si “Big Brother VIP Albania”, u shpreh Ledion Liço pas përfundimit të natës së parë të reality show-t.

Në një intervistë për “E Diell” pas mbylljes së spektaklit, moderatori rrëfeu ndjesinë dhe përgjegjësinë. Uroj që anija që po drejtoj, të shkojë në ujërat e duhur, tha ai.

“Emocionet janë të mëdha kur shkel një skenë të madhe, pavarësisht se sa kohë ka kaluar, edhe nëse e bën çdo ditë, emocionet janë prapë të mëdha. Unë rikthehem në një skenë të madhe pas gati 6 vitesh. Pavarësisht se kam bërë produksione të ndryshme televizive, ky është një spektakël i madh, që e shohin të gjithë njëherazi me një kërshëri të madhe. Emocionet janë të mëdha, po shumë pozitive, kam gjetur një ambient fantastik, me njerëz që i njoh mirë se ndajmë edhe produksione të tjera, uroj që këtë anije që po drejtoj, ta drejtoj në ujërat e duhura këtë vit”.

Por, çfarë do të ketë ndryshe ky edicion? Liço premton se do të jetë një spektakël aspak i ngjashëm me “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”.

“Nuk mund të tregoj shumë për formulën në përgjithësi. Ajo që unë mund të parashikoj me kastin që po prezantohet dalëngadalë, është se do të jetë në ‘Big Brother’ i një natyre tjetër. Edhe diskutimet që do të bëhen midis tyre, uroj të paktën, të jenë të një natyre tjetër dhe të tregohet një ‘Big Brother’ që shqiptarët nuk e kanë parë. Askush nuk do të donte të shikonte një ‘Big Brother’ që e kanë parë vjet apo parvjet. Është një kast i mirë dhe më i madh. Hyrja e disa banorëve që në fillim, do të ndihmojë që disa balanca të ngelin të mira që në fillim”.

Leave a Reply