Vitia: Jap dorëheqje nëse vërtetohet që e kam rrezikuar blerjen e vaksinave

0
289

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se që nga fillimi, secili që e ka kontaktuar, e ka takuar për të marrë ndihmë nga të gjithë.

Ai ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse vërtetohet se ai ka refuzuar të nënshkruaj ndonjë dokument që rrezikon marrjen e vaksinave anti-COVID.

“Unë si ministër i Shëndetësisë nuk kam refuzuar asnjë nënshkrim që do të dëmtonte procesin e sigurimit të vaksinave. Jam i gatshëm të japë dorëheqje nëse ka ndodh që kam refuzuar të nënshkruaj diçka që rrezikon një proces të tillë”, ka thënë ai.

Vitia tutje ka shtuar se për këtë është në gjendje të mbajë edhe përgjegjësi morale e penale.

Ai ka thënë se në anën tjetër nuk do të kërkojë dorëheqje nga ata.

Leave a Reply