Vazhdon ndihma e KMDLNj-së për të dënuarit dhe të liruarit, përfitues të ndihmës humanitare!

0
452

KMDLNj në kuadër të projektit të Ndihmës Humanitare, të përkrahur nga KFOS dhe OSF ka bërë pagesat e dyta për familjet dhe personat e privuar nga liria dhe të liruar në kohë pandemie.

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, në vazhdimësi ka përkrahur OJQ-të që merren me grupet e margjinalizuara dhe në këtë kontekst ka përkrahur edhe KMDLNj-në. Pas shpërthimit të pandemisë e shkaktuar nga COVID-19, KFOS, bashkë me KMDLNj-në ka aplikuar tek OSF, Zyra Qendrore në New York me një projekt për intervenim humanitar për personat e privuar nga liria, ata që janë liruar gjatë kohës së pandemisë sikur edhe për familjet e tyre që janë në gjendje të vështirë ekonomike.
Numri i aplikuesve për të qenë përfitues të këtij projekti ka qenë pesëfish më i lartë, mirëpo për shkak të kufizimit të numrit prej 185 familjesh, është dashur që të përzgjidhen ata që me kushte ekonomike më të rënda. Saktësisht 185 familje apo të dënuar dhe të liruar në kohë pandemie janë përfitues të shumës 170 euro çdo muaj, për tre (3) muaj.
KMDLNj informon të gjithë përfituesit se pagesa e dytë për muajin korrik ka përfunduar dhe një pagesë, e fundit që është paraparë sipas projektit do të bëhet në muajin gusht.
Ky projekt ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë të gjithë përfituesit, familjet e tyre për të përballur më lehtë krizën e krijuar pas pandemisë. Nga të gjithë përfituesit kemi marrë falenderime të shumta për këtë lehtësim që këtë kohë ta kalojnë me vështirësi më të vogla sikur edhe nga institucionet ku janë personat e privuar nga liria apo që mbikëqyrin apo ndihmojnë integrimin e tyre pas lirmit nga vuajtjan e dënimit.
KMDLNj falenderon të gjithë donatorët dhe bashkëpunëtorët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e ofruar në realizimin e këtij projekti.

Leave a Reply