Universiteti i Gjakovës në dy vite është ranguar 5582 pozita më lartë në Webometrics

0
422

Në ranglistën e Webometrics, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është ngritur në pozitën 17710, që i bie 5582 pozita më lartë në nivel botëror nga viti 2019 e deri më tani. Rangimi i universiteteve në Webometrics bëhet në bazë të disa kritereve si: hulumtimet shkencore, botimet si dhe përmbajtja dhe shpërndarja e informacioneve nga burimet elektronike nga institucionet e arsimit të lartë.

Webometrics është ranglista më gjithëpërfshirëse e vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë, në të cilën vlerësohen rreth 30 mijë universitete nga e gjithë bota dhe konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme, sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit dhe informimit.

Viti201920202021
Rangimi232921984617710

Webometrics konfirmon angazhimin dhe aktivitetet e stafit dhe menaxhmetit të universoteti tonë!

Leave a Reply