Të shtunën në Prizren lëshohen balona me zjarr në përkujtim të viktimave nga COVID-19

0
411

Shfaqja e pandemisë COVID-19 ka ndikuar në të gjitha sferat e jetës edhe në vendin tonë.

Një numër i madh janë infektuar, e disa prej tyre nuk kanë arritur të ja dalin.
Edhe në Prizren janë shënuar disa vdekje nga ky virus, shkruan 04 Online.

Këtë të shtune OJQ “Sweet World” do të realizoj projektin “Qielli i Përjetësisë” i financuar nga Komuna e Prizrenit, dhe për qëllim ka solidarizimin me familjet prizrenase për humbjet që i kanë patur nga virusi COVID-19.

Si rrjedhojë, të shtunën duke filluar nga ora 21:00 në Urën e Gurit do të lëshohen balona me zjarr në rikujtim të viktimave nga ky virus.

“OJQ Sweet World ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në projektin që do e realizojmë me temën “Qielli i Përjetësisë” i financuar nga Komuna e Prizrenit.
Qëllimi kryesor I këtij projekti është: Përmes lëshimit të balonave me zjarr të I rikujtojmë viktimat e Covid-19, të bëhet për nder të tyre.
Projekti do të realizohet me datë 12.06.2021 në ora 21:00 tek ura e gurit Shadërvan-Prizren.
Ardhja juaj do ta pasurojë këtë projekt.
Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në njërin nga emails : sëeetë453@gmail.com dhe sallaukatahir25@gmail.com ose përmes numrit të telefonit +383(0) 49-119-830.
Tahir Sallauka
OJQ “Sweet World”
Executive Director”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply