Sot mbahet Samiti i Parisit, Hoti dhe Vuçiq pjesë e takimit virtual

0
384

Përmes një video-lidhje sot do të mbahet Samiti i Parisit në të cilën do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky samit i paraprinë takimit tjetër mes Hotit dhe Vuçiq në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që do të rinisë më 12 korrik.

Samiti i Parisit do të ndërmjetësohet nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Leave a Reply