“S’kanë njohuri për konfliktin as sa një gazetar i “Bujkut”, profesori i UP’së për delegacionin që shkon në SHBA

0
414

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pasi në media janë publikuar emrat e delegacionit kosovar që do të udhëtojë drejt Washingtonit për takimin e 4 shtatorit.

Krasniqi ka thënë se emrat që do të shkojnë në SHBA për përballje me Serbinë, të gjithë bashkë nuk kanë njohuri për konfliktin shqiptaro-serb as sa një gazetar mesatar i revistës “Bujku” të viteve të 90-ta, shkruan Express.

“I pashë emrat e qeveritarëve që pritet të shkojnë në takimin në Uashington. Nga kompetenca publike në fushën e konfliktit Serbi-Kosovë, të gjithë së bashku nuk kanë njohuri për problematikën as sa një gazetar mesatar i “Bujkut”në vitet 90.  Zoti hajr e bëftë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në twitter.

.

Kryeministri i Republikës, Avdullah Hoti me vete në Shtëpinë e Bardhë, në takimin me palën serbe, do t’i marrë edhe dy Zëvendëskryeministra, tre ministra dhe Koordinatorin e Dialogut Skender Hysenin. Me ekipin e Kosovës në Washington udhëton edhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit, Ardita Dushi.

Dy njerëzit e Ramush Haradinajt në Qeveri, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj-Stublla, do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovë të kryesuar nga Kryeministri Avdullah Hoti e që udhëton për në Washington të hënën në mëngjes, shkruan Gazeta Express.

Pos Ministrit të Drejtësisë dhe Ministres së Jashtme në Shtëpinë e Bardhë shkojnë edhe Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Koordinatori për dialog, Skender Hyseni.

Në vendin më të fuqishëm në botë shkojnë edhe Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe Shefja e Kabinetit të Kryeministrit Hoti, Ardita Dushi.

NISMA për Kosovën përfaqësohet në dialog me Zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj.

Leave a Reply