Shkolla – monument rezistence për gjuhën shqipe

0
398

Nën malin e Sharrit, 11 kilometra në juglindje të Prizrenit, shtrihet fshati Mushnikovë.

Bën pjesë në tipin e fshatrave të dendur me shumë objekte, ndër të cilët është edhe shkolla e vjetër e ndërtuar në vitin 1905.

Nga viti 1972 e deri në vitin 1992, në këtë vend kanë marrë mësime të gjuhës shqipe banorët e kësaj ane.

Që nga viti 1992, kur shqiptarët u dëbuan nga jeta institucionale, kjo shkollë mbeti e braktisur.

Ish-nxënësit e saj thonë se në këtë objekt është kthyer identiteti shqiptar.

Ish-nxënësi i kësaj shkolle, Rafit Smajli, sot arsimtar i historisë, kujton trysninë e serbëve për mësimdhënësit shqiptarë të cilët bënin 30 kilometra udhë derisa mbërrinin në këtë shkollë.

Kjo gjë vështirësohej edhe më shumë, meqë shkolla ndodhej në lagjen e banuar nga serbët..

Gjatë këtij viti, me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, kjo ndërtesë mori statusin e monumentit, duke u bërë pjesë e regjistrit të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Sivjet shënohet edhe 20-vjetori i hapjes së shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Mushnikova”, që ka mbi 200 nxënës.

Leave a Reply