Rrahje masive në “ABI Çarshia”

0
596

Në ambientet e një qendre tregtare në Prizren është raportuar se mbrëmë ka ndodhur një rrahje masive.

Siç ka njoftuar policia, rrahja ka ndodhur mes tre meshkujve, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe i armatosur.

“Abi Qarshia, Prizren 06.02.2021 – 21:35. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovar. Nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me tetë fishek dhe një sprej. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply