Rektori Nimani falënderohet nga UNICEF-i për mbështetje të fushatës #SkaMaLehte

0
391

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani mbështet fushatën #SkaMaLehte të organizuar nga UNICEF – Innovations Lab Kosovo në Prishtinë.

Qëllimi i fushatës #SkaMaLehte është që të ofrohet zgjidhje për sfidat e shumta të cilat janë ngritur dhe po vazhdojnë të ngriten si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe për të ngritur vetëdijën e rëndësisë së respektimit të masave kryesore: mbajtjës së distancës, maskave dhe higjienës personale.

Rektori Nimani në mbështetje të fushatës #SkaMaLehte falënderohet nga UNICEF-i, me synim të zhvillimit të zgjidhjes inovative dhe të qëndrueshme për përmirësimin e këtyre sfidave.
Fushata #SkaMaLehte po realizohet nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë- PEN, në bashkëpunim me Ambasadën Japoneze dhe Programin e UNICEF-it.

Leave a Reply