Publikohet lista preliminare e përfituesve të bursave për studentët e komunës së Prizrenit (Emrat)

0
630

Komuna e Prizrenit për vitin akademik 2019/20 ka ndarë 80 bursa për studentë nga komuna e Prizrenit, të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, sipas konkursit të hapur publik, thuhet në njoftim, transmeton 04 Online.

“Përfituesit janë përcaktuar në bazë të vlerësimit të kërkesave (aplikacioneve) nga ana e komisionit për shqyrtim dhe vlerësim.
Lisën preliminare të përfituesve e gjeni këtu: https://kk.rks-gov.net/…/Lista-e-perfituesve-te-bursave-202…

Aplikuesit e pakënaqur me vlerësimin mund të parashtrojnë ankesën me shkrim në afatin prej 8 ditëve nga dita e publikimit të listës, në Komisionin e Ankesave të Komunës së Prizrenit. Ankesat dorëzohen tek sporteli i kërkesave, kati përdhesë, Objekti i Administratës, Qendra për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri 15:00″, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply