Publikohet lista preliminare e përfituesve nga subvencionet për bizneset e dëmtuara nga COVID-19

0
123

Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren ka publikuar listën preliminare të përfituesve nga subvencionet për bizneset që janë dëmtuar ekonomikisht për shkak të pandemisë COVID-19.

“Drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka shpallur listën preliminare të përfituesve nga thirrja publike të datës 12.10.2020 për bizneset, veprimtaritë e të cilëve kanë qenë të ndaluara në përiudhën mars-qershor 2020 nga Republika e Kosovës me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit COVID-19 apo kanë pësuar rënie të theksuar të aktivitetit ekonomik si pasojë e këtyre masave.Përzgjedhja e përfituesve është bërë në bazë të vlerësimit të komisionit sipas kritereve të përcaktuara në bazë të thirrjes. Listën preliminare të përfituesve mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Njoftim_Lista-preliminare…

Bizneset të cilët janë në listën preliminare të përfituesve me kusht (kanë plotësuar të gjitha kriteret për të qenë përfitues i subvencioneve mirëpo në dokumentacionin e dorëzuar iu mungon një dokument), dokumentet e munguara duhet t’i dorëzojnë në sportelin nr. 5 të Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa deri më 4 dhjetor 2020 në ora 16:00! Aplikuesit që nuk i dorëzojnë këto dokumente nuk do të përfitojnë nga subvencionimi!
Nga gjithsej 1467 aplikime, 362 janë refuzuar për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në thirrjen publike për subvencione.
Arsyet e refuzimit të aplikimeve janë:
• Biznesi i takon njërës nga veprimtarive të lejuara në periudhën mars-qershor 2020 (furrë, market, barnatore, apo tregti me derivate)
• Biznesi nuk ka qenë aktiv para fillimit të pandemisë
• Biznesi nuk është i regjistruar në Komunën e Prizrenit
• Biznesi nuk ka pësuar rënie të aktivitetit ekonomik gjatë periudhës mars-qershor 2020 në krahasim me vitin 2019
• Biznesi ka obligime komunale të pashlyera (Tatim në Pronë dhe Mbeturina) deri më 2019
• Aplikim i dyfishtë nga personi njëjtë
• Biznesi ka qenë përfitues i subvencioneve të tjera të Komunës së Prizrenit në vitin 2020
• Mungesë të dy apo më shume dokumentash të kërkuara për aplikim.
Kundër kësaj liste preliminare mund të ushtrohet ankesë drejtuar Komisionit të ankesave në kuadër të Drejtorisë, në afatin brenda 5 ditësh pas publikimit të vendimit.
Për pyetje rreth arsyes së refuzimit të aplikimit tuaj mund të shkruani tek kkprizren.def@rks-gov.net”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply