Prizreni ndanë më pak mjete financiare se Fushë Kosova e Podujeva për menaxhimin e pandemisë

0
577
Foto: Arkiva - Komuna e Prizrenit

Ndonëse është komuna më e madhe pas Prishtinës, Prizreni radhitet i katërti sa i përket ndarjes të mjeteve financiare për menaxhimin e COVID-19, shkruan 04 Online.

250 mijë euro është shuma që ka ndarë Komuna e Prizrenit, për dallim nga Komuna e Prishtinës që ka ndarë 1 milion e 380 mijë euro.

Me shfaqjen e rasteve të para të personave të infektuar me COVID-19, Prizreni ka themeluar shtabin e emergjencave, ku sipas raportit të situatës së pandemisë për Komunat e Kosovës, ky shtabë ka mbajtur mbledhje në vazhdimësi.

Për gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë, edhe Kuvendi i Prizrenit ka mbajtur deri më tani tri mbledhje, në mes të cilave është ndarë edhe buxheti për menaxhimin e situatës së krijuar. Si rrjedhojë, Kuvendi i Prizrenit në këto mbledhjë ka marrë tre vendime, përkatësisht: Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për menaxhimin e COVID-19; Vendimi për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2018 dhe 2019 në vitin 2020, në programin shëndetësi dhe mirëqenie sociale, si dhe programin arsim dhe shkencë; Vendimi për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset që operojnë në pronën komunale në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë mujore (mars – gusht 2020) për shkak të situatës së pandemisë COVID-19.

Sa i përket planifikimit dhe realizimit të të hyrave vetanake për periudhën janar – qershor 2020, vërehet se Komuna e Prizrenit nuk ka arritur më të mirën. Nga 7 milion e 560 mijë e 295 euro sa ka planifikuar, ka arritur të realizojë vetëm 2 milion e 452 mijë e 862 euro.

E nga ana tjetër nga buxheti i saj prej 49 milion e 851 mijë e 747 euro e 70 cent, Komuna e Prizrenit për periudhën janar – qershor ka arritur që t’i shpenzojë 19 milion e 159 mijë e 367 euro e 80 cent./04 Online

Raporti i situatës së pandemisë COVID-19 për komunat e Republikës së Kosovës

https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/07/Raport-i-situates-se-pandemise-COVID-19-per-komunat-e-Republikes-se-Kosovoes-shqip.pdf

Leave a Reply