Prizren: Mbyllen 12 lokale e shqiptohen 5 gjoba mandatore, si respektuan masat

0
619

Për shkak të mos respektimit të masave kundër pandemisë COVID-19, sonte në Prizren janë mbyllur disa lokale dhe disa të tjera janë gjobitur.

Siç ka njoftuar Drejtori i Inspektorateve, Edon Muçaj, janë mbyllur 12 lokale, janë shqiptuar pesë gjoba mandatore për bizneset në vlerë prej 500 euro, si dhe 46 raste për paraqitje për kundërvajtje.

“12 mbyllje të lokaleve
5 gjoba mandatore për bizneset në vlerë nga 500€
46 raste për paraqitje për kundërvajtje

Vendose maskën, mbaje distancën ruaje veten dhe familjen!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ Drejtori i Inspektorateve pranë Komunës së Prizrenit, Edon Muçaj./04 Online

Leave a Reply