Ka përfunduar me sukses, kampanja lidhur me vetëdijesimin e të rinjëve kundër urrejtjes, e realizuar nga Këndi Amerikan dhe Biblioteka. Kampanja është mbajtur në nivel regjional duke përfshirë komunat si: Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Dragashi dhe Malisheva.
Pjesëmarrja e të rinjëve ishte e kënaqshme duke pasur gjithëpërfshirje nga të gjitha komunitetet.
Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane në Prizren.
Këndi Amerikan dhe Biblioteka, falenderojnë përzemërsisht, udhëheqësit e Bibliotekave Komunale për mbështetjen që kanë dhënë në këtë kampanjë.
Biblioteka “Sylejman Krasnqi” – Rahovec, udhëheqësi Luan Danuza
Biblioteka “Hajdin Berisha” në Suharek, udhëheqësja Tahire Elshani
Biblioteka Publike Dragash, udhëhqësi Azi Rifaj
Biblioka Komunale “Sokol Kryeziu” – Malishevë, udhëheqësja Hana Bytyqi.
Motoja e kësaj kampanje ishte “Duaj, mos urrej” dhe meqë është realizuar me biblioteka edhe motoja tjetër ishte “Biblioteka është vendi ku urrejtja nuk ekziston”.