Për 22 ditë, 240 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë

0
71

Ka shkuar në 467 numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë.

Kosova edhe më tutje vazhdon të përballet me numrin e madh të viktimave nga coronavirusi.

Që nga muaji mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me coronavirus në Kosovë e deri më tani janë infektuar 12 mijë e 448 persona, ku 467 prej tyre kanë ndërruar jetë, përfshirë këtu edhe 10 viktimat e 24 orëve të fundit.

Mirëpo, numri më i madh i vdekjeve nga coronavirusi është regjistruar në muajin gusht.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, vetëm për 22 ditë, pra që nga 1 gushti e deri më 23 gusht, në vendin tonë kanë vdekur 240 persona të cilët ishin të prekur nga coronavirusi.

Në raportet e IKSHPK-së, shihet se dita e 6 gushtit ka qenë më e kobshmja për vendin tonë, pasi që në këtë ditë ishin regjistruar 16 viktima brenda 24 orëve.

Leave a Reply