PDK-ja në Prizren përkujton 21 vjetorin e masakrës serbe në lagjen “Tusuz”, ku u masakruan 27 civilë të pafajshëm

0
415

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, ka përkujtuar masakrën në lagjen “Tusuz”, në 21 vjetorin e gjenocidit serb, ku u masakruan 27 civilë të pafajshëm.

“Për shkak të kushteve në të cilat gjendemi aktualisht dhe për shkak të pandemisë COVID-19, sot nuk mund të marrim pjesë fizikisht në përkujtimin e kësaj masakre makabre të kryer nga okupatori serb, mirëpo ne sot i përkujtojmë me pietet të lartë, të gjithë ata të cilët u flijuan, që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Përherë përkulemi, para të gjithë atyre, të cilët ndër shekuj historikisht u flijuan dhe ku falë gjakut të tyre, ne sot si popull, e kemi Kosovën shtet të pavarur dhe sovran” , thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply