Para ballafaqimit me Vuçiqin, Kurti planifikon t’i ftojë në takim liderët e partive

0
350

Qeveria po planifikon që para se të shkojë kryeministri Albin Kurti në dialog me Serbinë, të takohet edhe me partitë e opozitës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interesit kombëtar.

Ai tutje thotë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogut.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

“Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, u citohet të ketë thënë ai për Euronews Albania.

Leave a Reply