Osmani: Sakrifica sublime e familjes Jashari rezultoi me lirinë dhe shtetin e Kosovës!

0
353

U.d e presidentes, Vjosa Osmani sot ishte për homazhe në kompleksin e familjes Jashari.

Nga atje, Osmani u shprehë se e kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezim në mënyrë që edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptar në mënyrë që sot ta kemi shtetin tonë, transmeton Indeksonline.

“Jemi këtu në Prekaz, vendi që e bëri bashk një komb rreth një kauze për çlirim. Në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë dhe në simbol të sakrificës më sublime të komandantit legjendar, Adem Jashari të bacës Shaban, Hamzës, grave, fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari me bashkëfshatar dhe bashkëluftëtar të tjerë të komandantit legjendar.”

“Një sakrificë sublime e cila rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila rezultoi me shtetin e Kosovës. E kemi borxh, jo vetëm ne që e kemi shumë të freskët kujtesën e 5, 6 dhe 7 marsit, por e kemi borxh që kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes të thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që edhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa I lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptar në mënyrë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë.”

“Prandaj përjetësisht mirënjohës për këtë sakrificë dhe për këtë trimëri që e treguan familja Jashari e që do të shërbej si frymëzim për breza të tërë që do të vijnë pas nesh”, u shprehë Vjosa Osmani.

Leave a Reply