OHTK: Pandemia ka ndikuar shumë negativisht në sektorin tonë

0
455

Përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës janë pritur në takim nga Ministri i MZHR-së, Enis Kervan.

Kryetari i OHTK-së Hysen Sogojeva i përcjellur nga nënkryetarët Burim Sallauka e Skender Thaçi kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth pandemisë, duke spikatur se efektet negative janë shumë të mëdha në këtë sektor.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës u prit në takim nga Ministri i MZHR-së z.Enis Kervan.
Më datë 16.12.2020 ministri i MZHR-së z.Enis Kervan, me zv.Sekretarin e Përgjithshëm z.Besim Kamberaj dhe me kabinetin pritën në takim Kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës z.Hysen Sogojeva si dhe nënkryetarët z.Burim Sallauka dhe z.Skender Thaçi, ku diskutuan për situatën e pandemisë e cila ka ndikuar shumë negativisht në këtë sektor.
Gjithashtu u diskutua që në vendimet e ardhshme çfaredo qofshin ato, të mirren për bazë edhe mendimet e përfaqësuesve të bizneseve hoteliere turistike, me një emër të përbashkët OHTK-së, sepse ne jemi ata të cilët po i shohim dhe po i prekim gjërat nga afër, dhe në mënyrë direkte po përballemi me dëmet!
Ministri z.Kervan shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe adresimin e kërkesave të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës!”, thuhet në njoftimin e OHTK-së./04 Online

Leave a Reply