OHTK-ja përkrahë aksionin e policisë për bizneset që nuk respektojnë masat e marra të qeverisë

0
38

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ( ohtk-ja ), përkrahë aksioinin e policisë së Kosoves për bizneset që nuk respektojne zbatimin e masave të marra të qeverisë së Kosovës dhe IKSHPK-së, thuhet në reagim, transmeton 04 Online.

“Në vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës thuhet se te gjitha bizneset duhet të punojnë në përputhje me udhëzimit e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19, prandaj, pa hezitim edhe OHTK-ja kërkon që kjo të respektohet, edhe jo për një numër të vogël të këtyre biznesëve që nuk i respektojnë këto masa, të kemi vendime tjera, ndoshta edhe te ashpersohen masat edhe per shumicen apsolute te bizneve te pergjegjshme.

Siç e dini pas protestave që ne i perkrahen arritëm që ta zgjasim orarin, keshtu qe nese iu permbahemi ketyre masave, jemi te bindur qe se shpejti do ta kemi zgjatjen e orarit edhe pertej 22.30. Ajo se çfarë po kërkojmë si Odë e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, është që të gjitha bizneset por edhe qytetarët ta marrin seriozisht këte virus të evitojme tubimet dhe takimet të cilat mund të sjellin rritje të infektimeve, së bashku ne mund ta mposhtim këte virus gjithmonë ne koordinim me masat e kerkuara”, thuhet në reagimin e OHTK-së./04 Online

Leave a Reply