Nisma Socialdemokrate nis procesin zgjedhor në Prizren

0
673

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren ka formuar grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj.

Kryetari i degës, Zafir Berisha, në takimin që ka mbajtur me Kryesinë e degës ka folur për procesin zgjedhor të partisë si dhe për punën që ky subjekt politik po e bënë në Qeverinë e Kosovës.

“NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren sot mbajti takimin e radhës me Kryesinë e Degës, në takim u diskutua për procesin zgjedhorë të cilin do të kaloj NISMA Socialdemokrate.

Kryetari i Degës, Zafir Berisha, falenderoi anëtarët e kryesisë për kontributin e dhënë në vazhdimësi, poashtu i njoftoi për situatën aktuale politike në vend dhe punën e Nismës në Qeveri.

Sipas vendimit të kryesisë qëndrore, kryesia e degës formoi grupet punuese për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore në nëndegët e saj, në përputhje me rekomandimet e institucioneve përshkak të pandemisë me COVID-19″, thuhet në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Leave a Reply