Nga nesër mund të vaksinohen edhe mësimdhënësit kundër COVID-19

0
321
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim në lidhje me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar të martën.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se caktimi i termineve është i mundur për qytetarët mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike dhe po ashtu punonjës shëndetësorë, mësimdhënës si dhe pjesëtarët e FSK-së apo të Policisë së Kosovës.

“Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket: Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti valid; Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore; Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me radhë. Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Leave a Reply