Nesër mbahet ceremonia e pranimit të detyrës së presidentes Vjosa Osmani

0
98

Një varg aktivitetesh janë paraparë për të martën, në kuadër të ceremonisë për pranimin e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00 me arritjen e Osmanit para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të ta mbyllur në orën 17:00, kur do të presë komandantin e

Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rahman Rama dhe gjeneralë të tjerë.

Siç thuhet në njoftim, gjatë ditës së parë në zyrë, Osmani do të presë edhe xhudistët kampionë nga Peja.

Osmani u zgjodh të dielën presidente e vendit me 71 vota pro.

Leave a Reply