Nesër fillon vaksinimi anti-Covid i stafit shëndetësor të Spitalit Regjional të Prizrenit

0
372

Nesër fillon vaksinimi anti-covid në komunën e Prizrenit.

Zyra për informim e komunës së Prizrenit ka bërë të ditur se vaksinimi do të filloj nga ora 11:00.

Po ashtu u bë e ditur se vaksinimi nis në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren (përkatësisht në hapësirën e Ndërrimit të Natës) do të fillojë vaksinimi kundër Covid-19 i stafit shëndetësor të Spitalit Regjional të Prizrenit. Me këtë rast, kryetari Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, nesër në ora 11:00 do të vizitojnë QKMF-në, ku do të realizohet vaksinimi.”, thuhet në njoftimin e tyre./TvPz

Leave a Reply