Ndryshimet e reja që priten për gastronominë

0
136

Kafenetë, që kanë qenë të mbyllura në kohën e karantinës, janë plot. Shumë nga to mendohet të jenë me qira dhe kanë pasur dëme të mëdha.

Megjithëse mbajtja e distancës është mbrojtje e fortë nga COVID-19, të rralla janë kafenetë që bëjnë përpjekje për mbajtje të distancës fizike në mes të tavolinave, raporton KOHA.

Mirëpo, sipas Veton Zukës, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pritet t’i rrisë përpjekjet për sigurinë e klientëve të këtyre shërbimeve. E një nga idetë janë promovimi dhe imponimi i shembujve të mirë.

Me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai thotë se është diskutuar edhe zgjatja e orarit bashkë me rritjen e kujdesit për parandalim të infektimit me koronavirus.

Në një nga rrugicat që të çon në shesh të kryeqytetit, të njohur si te kafet e rakisë, ka disa kafene që po e bëjnë distancën përmes barrierave fizike.

Sipas menaxherit të njërit nga këto lokale, kjo ka qenë shpenzim që ia ka vlejtur duke e parë vlerësimin e klientëve.

MSH-ja nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e KOHËS lidhur me takimin. Ndryshe, ministri Zemaj ka shkruar në Facebook se në takim me gastronomët është dakorduar që të gjithë së bashku duhet t’i zbatojnë rregullat që kanë dalë nga Manuali i Ministrisë së Shëndetësisë për COVID-19.

Leave a Reply