Ndodh edhe kjo, makina pa shofer në Prizren aksidentohet me një veturë tjetër

0
633

Kemi parë aksidente në komunikacion që shkaktohen nga pakujdesia e shoferëve, por ka edhe raste të tilla kur aksidentohet makina pa shofer.

Një gjë e tillë ndodhi mbrëmjen e sotme, në lagjen Bazhderhane të Komunës së Prizrenit, shkruan Indeksonline.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet në komunikacion një veturë, në të cilën nuk ka shofer.

Kështu u rrezikuan edhe pjesëmarrësit tjerë, e madje shkaktoi dëme te një veturë tjetër, pasi që u përplas me të.

Leave a Reply