Ndahet nga jeta mësuesi dhe artisti i muzikës popullore Masar Ademaj

0
423

Është ndarë nga jeta mësuesi i muzikës popullore nga Zhuri i Prizrenit, Masar Ademaj.

Lajmin për vdekjen e Ademajt e kanë dhënë familjarët dhe miqtë e tij.

Skender Susuri ish drejtor i DKA-së në Prizren e ka vlerësuar lartë kontributin e Ademajt si mësues dhe artist i muzikës popullore.

“Kontribuoj 42 vite (1968-2020) në emancipimin e të rinjëve dhe të rejave zhurjane. Ishte i përkushtuar, i qetë, miqësor, me takt pedagogjik dhe bashkëpunues.
Krahas kontibutit si mesues kontribuojë shumë edhe në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore-artistike zhurjane dhe shqipëtare, si instrumentist, solist, vallëtar dhe një kohë edhe si drejtues i AVI “Emin Duraku” në Zhur, ishte frymëzim për gjeneratat e reja të artistëve zhurjan.
Ngushllime familjes, miqëve, bashkëpunëtorëve, komunitetit arsimor dhe artistik të Zhurit.
I Mashi Zot e shpërbleft me Xhenet”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ Susuri./04 Online

May be an image of 1 person dhe tekst

Leave a Reply