Ministri i Jashtëm maqedonas viziton sot Kosovën

0
283

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:20.Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Kosovë qëndroi edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heike Maas, i cili konfirmoi mbështetjen për Kosovën.Ai në takime të ndara u prit nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Leave a Reply