Merret vendim për hapjen e konkurseve për kryeprokurorë

0
362

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i drejtuar nga Kryesuesi Bahri Hyseni, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 189-tën me radhënë të cilën është marrë vendim për shpalljen e konkurseve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjilanit, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt.

“Takimi i sotëm ka filluar me dhënien e betimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Armend Zenelaj, kurse në vazhdim është bërë aprovimi i listës së prokurorëve që do të shërbejnë në panelet hetimore lidhur me procedurën disiplinore ndaj prokurorëve.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e konkurseve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore të Gjilanit, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt.

Me këtë kontekst, KPK-ja ka themeluar panelet vlerësuese për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorëve të prokurorive Themelore të Gjilanit, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Ferizajt, si dhe ka themeluar komisionet për rishqyrtim”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply