Mbërrijnë në Shqipëri edhe 208 mijë vaksina kineze, Manastirliu: Sonte vijnë edhe 8190 doza nga Pfizer

0
26

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 208 mijë vaksina të Sinovac. Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj.

Ministrja tha se që nga fillimi ka shkuar në 700 mijë numri i vaksinave që kanë mbërritur në vend. Po ashtu Manastirliu bëri me dije se mbrëmjen e sotme pritet që të mbërrijnë 8190 doza të tjera nga Pfizer.

“Nga momenti i parë kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta dhe jemi të vendosur të vijojmë me intensitet. Sot pritet të kemi doza të tjera vaksina nga Pfizer 8190 doza që mbërrijnë sonte dhe do të vijojmë të vaksinojmë për sa i përket objektivit tonë dhe objektivit,” tha Manastirliu.

Ndërkaq, ministri Arben Ahmetaj tha se deri në fund të majit do të vaksinojnë 500 mijë qytetarë shqiptarë.

“Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 mijë Sinovac. Do të vaksinojmë 500 mijë qytetarë deri në fund të majit,” tha Ahmetaj.

Leave a Reply