“Lista e Vjosa Osmanit është mbi 10 për qind në një sondazh të ri”

0
441

Faton Peci, këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit thotë se Lista Osmani guxon të garojë e vetme, por se edhe bisedimet me VV-në po vazhdojnë.

Sipas tij, një hulumtim i ri tregon se kjo Listë i kalon 10% në zgjedhje.

“Vjosa Osmani guxon të garojë e vetme por edhe bisedimet me Vetëvendosjen po vazhdojnë. Vjosa Osmani ka guxu me kundërshtu koalicionin me PDK-në. Ka guxu edhe të kandidohet për kryeministri e për më pak se 1% nuk arriti të fitojë. Pragu zgjedhor nuk është temë për diskutim. Nuk e kemi prolem çështjen e pragut. Në një hulumtim të ri Lista Osmani është më lart se 10%“, deklaroi Peci në Kanal10.

Ndërsa, një sondazh i kryer javën e fundit nga PiPOS ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 41.10 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 20.80 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.70 për qind.

Nga sondazhi i publikuar mbrëmë në Klan Kosova del se iniciativa e Vjosa Osmanit nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

Leave a Reply