Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Shpejtim Bulliqin

0
344

Sot në dy komunat Mitrovicë e Veroiut dhe Podujevë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në Llap doli të jetë fitues Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje, e që kishte marrë besimin e popullit edhe në zgjedhjet parlamentare, duke fituar një vend në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Por, Bulliqi me marrjen e detyrës së re, atij i duhet të largohet nga Kuvendi, gjë që lirohet një vend për një emër të ri në VV.

Nga votat që kanë marrë, del se në vend të Bulliqit, sipas renditjes, është Taulant Kryeziu, i cili ishte edhe një nga befasitë e 6 tetorit të vitit 2019. Kryeziu kishte marrë gjithsej 6870 vota, shkruan IndeksOnline.

Biografia e deputetit më të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës:

Taulant Kryeziu është i lindur me 21 korrik 1985 në Prishtinë. Ai ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili është vlerësuar me çmimin student i dalluar dhe magjistër nga Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike, në Londër (LSE).

Ai është një nga ekspertët tanë më të shquar në fushën e integrimit evropian. Taulanti ka përvojë dhjetëvjeçare në institucionet publike, akademia dhe shoqërië civile në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian. Puna e tij hulumtuese është pasqyruar vazhdimisht në mediat kryesore të vendit.

Ka qenë bashkëthemelues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si edhe bashkëthemelues dhe kryetar i bordit Ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK). Po ashtu, ka qenë pjesë e stafit akademik si ligjërues në Universitetin publik të Prishtinës dhe disa kolegje private në Kosovë. Në kuadër të proceseve shtetndërtuese ai ka pasur rol kyç këshillues gjatë negociatave të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi midis Kosovës dhe BE-së.

Taulanti është një zë i rëndësishëm në diskursin publik për çështjet që lidhen me proceset integruese në BE, si edhe rrugën kushtetuese të procesit të dialogut me Serbinë.

Leave a Reply