Kuvendarët e Prizrenit i bashkon 28 Nëntori, organizojnë ndejë në kohë pandemie

0
382

Kuvendarët e Komunës së Prizrenit nga radhët e disa partive politike, kanë organizuar ndjejë mbrëmjen e 28 Nëntorit.

Edhe pse në në kohë pandemie nuk lejohet grumbullimet e më shumë se pesë personave, kjo gjë si ka ndaluar këshilltarët komunal prizrenas që të festojnë, pa respektuar masat kundër COVID-19.

Ndeja është organizuar për Ditën e Flamurit, në një nga restaurantet e Prizrenit.

Në të kanë marrë pjesë kuvendarë nga radhët e PDK-së, LVV-së, AAK-së, e LDK-së, kryesuesi i kuvendit komunal, Sulltan Badalli, si dhe dy zyrtarë të tjerë. Për këtë organizim ka reaguar asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Bushrani.

“Kolegët e mi asamblistë u bashkuan mbrëmë privatisht, ilegalisht dhe kundërligjshëm ‘për të bashkëvuajtur’ me qytetarët në këtë kohë pandemie. Fotot u publikuan mbrëmë në rrjetet sociale nga vetë ata, por që u fshinë më pas kur Inspektorati dhe policia ua prishi ndejën, i gjobiti dhe i përcolli për në shtëpitë e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Prizreni gjendet në zonën e verdhë të rrezikshmërisë nga coronavirusi./kallxo. com

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmimoza.bushrani%2Fposts%2F10222419019441943&width=500

Leave a Reply