Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën

0
359

Izraeli edhe zyrtarisht ka njohur Kosovën si shtet.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja Gerantina Kraja në Twitter.

Njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli u paralajmërua sot gjatë ditës.

“Zyrtare: Izraeli e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë sot”, shkruan Kraja në Twitter.

Kjo ka ndodhur menjëherë pasi në Uashington janë nënshkruar marrëveshjet për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje të cilat u nënshkruan nga kryeministri Hoti e presidenti Vuçiq në prani të President amerikan Donald Trump.

Lajmi për njohjen e Kosovës nga Telavivi zyrtar e kanë dhënë edhe mediat izraelite. /Telegrafi/

Leave a Reply