Hoxhaj: Si asambleist për vendin tim, të pamundurën e kam bërë të mundur

0
431

Kandidati i Listës “GUXO” që garon në listën e LVV-së për Asamblenë Komunale në Prizren, Petrit Hoxhaj, ka thënë se gjatë mandatit të parë si asambleist të pamundurën e ka bërë të mundur për vendin e tij.

Hoxhaj ka përmendur disa projekte të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe, duke specifikuar investimet mbi gjysmë milioni euro në fshatin Vlashnje.

“Gjatë mandatit tim për 4 vite si asambleist për vendin tim, të pamundurën e kam bërë të mundur.
Kemi hap rrugë aty ku ska pasur as rrugë malore e fushore, rreth 8 km.
Kemi shtruar rrugë me kubëza e kemi ndërtuar kanalizime, kemi pastruar e rregulluar vija të ujitjes për tokat bujqësore e kemi ndërtuar anekse shkollore në vlerë rreth 120 mijë Euro.
Jemi duke ndërtuar ndriçim public për herë të parë me rrjet nëntoksor pas 21 vitesh.
Kemi ndihmuar fermerët nga të gjitha anët me teknik bujqësore, me shtalla, makineri për mjelje, puse, multikultivator, koshere me blete ,parcela per mbjelljen e arrave dhe dredhëzav.
Kemi ndërtuar e renovuar shumë shtëpi për ata të cilët vërtet kanë pasur nevojë.
Jemi munduar që t’i ndihmojmë të gjithë ata të cilët kanë kërkuar ndihmë pa dallim bindje politike apo religjioni.
Kemi ngritur shumë shqetësime dhe kërkesa të banorëve dhe këtyre kërkesave jemi munduar t’i bëjme zgjidhje.
Për 4 vite kemi bërë mbi gjysmë milioni investim ne Vlashnje.
Një fjalë e urtë popullore thohet: Nëse nuk je për vendin tënd, nuk je për askënd”, ka thënë Hoxhaj./04 Online

Leave a Reply