Hajdari: Deri më 23 shtator presim të vaksinohen plotësisht punëtorët e Komunës së Prizrenit

0
313

Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo komunës, nga sot duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19, teste ose dëshmi se persona ka kaluar COVID-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.

Ky vendim ka filluar të zbatohet edhe në administratën komunale të Prizrenit, ndërsa mirëpritet edhe nga qytetarët. Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari, thotë se që nga dita e sotme jemi në zbatim të plotë të respektimit të vendimit të Qeverisë për implementimin e masave të reja anti-covid edhe për stafin e administratës komunale. Ai thotë se ky vendim mund të na shkaktojë vështirësi, mirëpo ne me rigorizitet do ta implementojmë atë. Ai njofton se shumica e zyrtarëve komunale janë të vaksinuar, ndërsa pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe ata që nuk janë të vaksinuar deri më datën 23 shtator.

Qytetarët që ne i intervistuam, kryesisht i mirëpresin vendimet e reja të masave anti-covid përfshirë edhe atë për punonjësit e institucioneve publike. Ndërkaq, drejtori Osman Hajdari, njoftoi se të gjithë zyrtarët që ofrojnë shërbime në administratën komunale i përmbushin të gjitha kriterët e kërkuara, ndërsa ata që nuk i plotësojnë ato do të angazhohen online nga shtëpitë e tyre. Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, zyrtarët përveç certifikatës së vaksinimit mund të hyjnë në ambientet e punës edhe me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 të testimit RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve, si dhe testit të shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë./TvPz

Leave a Reply