Gërxhaliu: Jam i gatshëm ta ndihmoj ekipin për të pagjeturit

0
61

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se asnjëherë nuk është kontaktuar nga Qeveria për të qenë pjesë e delegacionit për dialogun me Serbinë.

Ai është i gatshëm që të kontribuojë në këtë ekip, pasi që thotë se me këtë çështje është marrë tash e 20 vjet.

“Unë personalisht nuk jam kontaktuar asnjëherë nga Qeveria. Nuk e di se çfarë janë qëndrimet për këtë çështje, por duke marrë parasysh që jam qe 20 vjet në këtë proces jam i gatshëm të japë kontributin tim”, shtoi ai.

Ai tha se gjerë më tani nuk kanë ndonjë informacion se kur do të vazhdohet me takimin e ekipit dialogues.

“Gjerë më tani nuk kemi ndonjë informacion se kur do të vazhdohet dhe nuk kemi ndonjë përmirësim të madh sa i përket pandemisë nuk kemi pasur takim të ekipit dialogues. Shpresoj që të merret ndonjë hap në këtë aspekt apo ndoshta takimi në Bruksel do ta përshpejtojë këtë proces edhe pse na jemi të lidhur me urdhëresë të prokurorit”, ka thënë Gërxhaliu. 

Ai ka sqaruar punën 35 ditore në Kizhevak të Serbisë, ku nga është dashur që të largohen një sasi e madhe e mbeturinave të asaj miniere, në të cilën janë fshehur trupat  e pajetë.

Tutje, ai tha se për shkak të pandemisë është ndërprerë çdo gjë dhe nuk dihet se kur do të vazhdohet.

“Tre katër ditë para pandemisë kemi qenë në Serbi në Kizhevak, ku atje kemi lënë dy eskalator që të punojnë për 35 ditë punë sepse kanë pasur një sasi të madhe të mbeturinave të asaj miniere për ti larguar për të rënë në pikën zero që e quajmë ne pika e vitit 1999 ku faktikisht janë fshehur atje trupat  e pajetë”, ka thënë Gërxhaliu.

“Në këtë vend pak jonë gjasat që do të hasim në diçka edhe për shkak të disa fotografive sanitare dhe të informacioneve të dëshmitarëve por pandemia ndërpreu çdo gjë dhe nuk kemi ndonjë informatë se kur do të të vazhdohet të punohet në Kizhevak”.

Mes tjerash, Gërxhaliu theksoi se Instituti i Mjekësisë Ligjore punon me urdhëresë të prokurorit. Gërxhaliu tha se nuk ka ndonjë hapje të ndonjë varreze për të pagjeturit këtë vit në Serbi.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore punon me urdhëresë të prokurorit, kurse sa i përket jashtë Kosovës i marrim të gjitha instruksionet nga grupi punues për të pagjeturit në dialog me Serbinë. Aty nuk kemi ndonjë hapje në Serbi  këtë vit”. Së fundi Qeveria ka emëruar Skënder Hysenin koordinator të dialogut me Serbinë. 

Leave a Reply