Eksperti Amerikan për Ballkanin, apel Washingtonit: Mos e injoroni BE-në në procesin e takimeve Kosovë-Serbi

0
436

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin që do të mbahet më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ben Meir, është shumë e rëndësishme që në këtë proces mos të anashkalohet BE-ja, ngase sipas tij kjo e fundit ka prodhur shumë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Tutje, Ben Meir ka thënë se SHBA-të duhet të jenë të vetëdijshme se përderisa Kosova dhe Serbia synojnë integrimet evropiane, asnjë proces i normalizimit nuk mund të shkojë pa involvimin direkt të BE-së në negociata.

“Pasi që një takim i njëjtë dështoi për shkak të aktakuzës së Speciales ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Pas gati një dekade përpjekjeje të Evropës për normalizimin e raporteve mes dy shtyeteve, tani SHBA-të kanë lëvizur. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që mos të injorohet BE-ja në këtë proces, sepse ata deri tani kanë prodhuar disa marrëveshje mes dy shteteve. Pasë parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-të duhet të kuptojnë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar ai.

Leave a Reply