Dhjetë të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19

0
433
Foto: Ilustrim

Dhjetë viktima e 162 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton IKSHPK-ja.

Gjithsej janë testuar 584 persona, transmeton KOHA.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë tani është 12168 nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, kurse numri i viktimave ka shkuar në 448.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571”, thotë IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë./Koha

Leave a Reply