Biznesmeni nga Opoja dhuroi 30 pako ushqimore për projektin “Sofra e Ramazanit 2021”

0
424

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash nepermjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook ka shpalosur një pjesë të aktivitetit në kuadër të projektit Sofra e Ramazanit 2021.

Në aktivitetin e fundit Shoqata humanitare Bereqeti dega në Dragash kishte shpërndarë një donacion i cili ishte nga biznesmeni Abdurrahman Piraj e ku ai mbeshteti ketë aktivitet me 30 pako ushqimore njofton televizioni Opoja.

Ky është postimi i KBI-së në Dragash.

Në Këshillin e Bashkësisë Islame në Dragash përkatësishtë në selin e degës së Sh.h.B “Bereqeti” ditet e muajit të bekuar të Ramazanit kan sjell aktivitete dhe begati të vazhdueshme.
Pikërisht dje me datë: 20.04.2021 në përkrahje të nevojtareve të kësaj komune, biznismeni Abdurrahman Piraj pronari i marketit dhe hotelit “ Meka” në Dragash, dhuroi 30 pako ushqimore për projektin “Sofra e Ramazanit 2021”.
Allahu Fuqiplotë ia pranoftë bëmirsëve veprat e mira dhe ua shtoftë begatitë e Tija.

Leave a Reply